Poloni, protestë në mbështetje të Palestinës
Qindra demonstrues u mblodhën të dielën në sheshin e qytetit të vjetër në kryeqytetin polak Varshavë në solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar sulmet izraelite në Gaza, raporton Anadolu.
Demonstruesit me origjinë dhe kultura të ndryshme u mblodhën në qendër të Varshavës, pavarësisht motit me shi, për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën.
Ata ngritën zërin kundër dhunës ndaj popullit palestinez dhe bënë thirrje për një zgjidhje të shpejtë të krizës.
Pjesëmarrësit në protestë mbanin pankarta të tilla si “Palestina e lirë”, “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” dhe “Ndalni gjenocidin në Gaza”.
Një tubim në mbështetje të popullit palestinez u mbajt edhe në qytetin polak të Krakovit të shtunën mbrëma.