Përgjegjësia politike për Onkologjinë është tek Venko Filipçe
Me tension ka nisur seanca e Komisionit Hetimor Parlamentar për zhvillimet në Onkologji, në të cilën deputetët kanë nisur mandatin e ri 30 ditor në të cilin duhet të analizojnë dokumentacionin e mbledhur dhe transkriptet e deklaratave të rreth 60 dëshmitarëve që u dëgjuan në 30 ditët e mëparshme.
Deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët kishin qëndrime të ndryshme se cila është detyra e tyre gjatë kësaj periudhe shtesë në të cilën po shqyrtojnë dokumentacionin, debatuan pas prezantimit të Antonio Miloshoskit, i cili tha se “përgjegjësia parësore politike” për keqpërdorimet në Onkologji bartet nga ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Milloshoski ka parë dëshmi kontradiktore, sepse Filipçe në një deklaratë të 17 tetorit tha se nuk ishte në dijeni për mosekzistencën e protokolleve dhe këshillit të ekspertëve të Onkologjisë dhe se ish-drejtori i klinikës, Nino Vasev, siç tha ai “ka mohuar deklaratat e Filipçes”, sepse në dëshminë e tij ka dërguar raporte në zyrën e ministrit të Shëndetësisë.
“Nga këto prezantime kam një konkluzion – ose për mos e thënë të vërtetën nga Venko Filipçe, se nuk ka qenë i njohur me gjendjen e Onkologjisë, ose ka qenë i njohur, por nuk ka dashur ta thotë”, tha Milloshoski.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së tha se ish-ministri nuk ka vepruar sipas nenit 295 paragrafi 1 i Ligjit për kujdesin shëndetësor, sipas të cilit ministri i Shëndetësisë mbikëqyr punën e institucioneve shëndetësore.