Përçahet BDI në Strugë, Ramiz Merko nuk e do Jeton Shaqirin
![](https://lajmetari.press/wp-content/uploads/2025/02/merko-780x470-1.webp)
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me kryetarin aktual të Strugës, Ramiz Merko. Nga burime partiake TV21 mëson se mes tjerash, në takim është biseduar edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.
Mësohet se kreu i BDI-së ka kërkuar që Merko të mos kandidohet për edhe një mandat tjetër, ndërsa sipas të njëjtave burime, Merko e ka pranuar kërkesën e Ahmetit me një kusht, që kandidat i integristëve për këtë komunë mos të jetë Jeton Shaqiri.
Struga është një nga komunat ku pritet të ketë betejë të fortë në zgjedhjet lokale. Partitë ende nuk kanë zbuluar kandidatët, por ka disa emra që përfliten, që mund të jenë kandidatë për kryetar të kësaj komune.