Lajme Maqedoni e Veriut Top

PËR TË MARR FONDE NGA FESTIM HALILI DUHET TI KENI RAPORTET E MIRA ME PUSHTETIN?!!!!

Keni ide? Mos u anko, por apliko! Kështu ftohen të interesuarit në shpalljen për fonde të pakthyeshme nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, i menaxhuar, apo më mirë thënë i keqmenaxhuar nga kuadri i BDI-së Festim Halili.

Drejtori Festim Halili së fundmi ka publikuar një shpallje ku në bashkëpunim me S’bashku me USAID dhe IESC ofron fonde të pakthyeshme për kompanitë që do të themelojnë një Qendër për trajnim për punë të gjelbra.

Qendra sipas paramendimit të USAID-it amerikan duhet ofron trajnim gjithëpërfshirës për zhvillimin e aftësive të të rinjve në sektorë të ndryshëm, dhe e lidhur me punë të gjelbra si instalues i paneleve diellore, operator të hidrocentraleve, specialistë të bioenergjisë, teknik të automjeteve elektrike dhe edukatorë të zvogëlimit të mbeturinave dhe arrin buxhet prej 60 mijë dollarë, dhe deri këtu është gjithçka në rregull, ideja e mirë, kontribut për ambientë të pastër me para amerikane, por skandali qëndron në faktin se edhe me para amerikane drejtori i BDI-së, vëndon kusht që sipas tij, citojmë’Të gjithë aplikantët duhet formalisht të jenë të konstituuar, dhe NË RAPORTE TË MIRA ME PUSHTETIN ADEKUAT TË REPUBLIKËS ËS MAQEDONISË SË VERIUT?!!!’

Prashtrojmë pyetjen, a me gjithë mend e bëni këtë, apo është ndonjë lëshim Teknik? A kanë fund presionet politike të BDI-së?

Mos haroni, ndryshimi po vjen, ndërsa ditët e pushtetit tuaj të korruptuar janë nga fundi!|

 

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *