PËR SA U SHIT ZIADIN SELA TE ARTAN GRUBI, DHE A ËSHTË STRUGA ‘DHURATA’ QË I ËSHTË PREMTUAR ATIJ
Sjelljet e ditëve të fundit të Ziadin Selës kanë lënë gojëhapur dhe pa koment gjithë opinionin në vend. Shkarkimet, diferencimet dhe madje largimi nga puna i bashkëpartiakëve të vet, ka shokuar shqiptarët dhe jo vetëm, dhe ka dëshmuar se Ziadini doli nga Menduh Thaçi vite më parë, por Menduhi brenda tij akoma nuk ka dalë, dhe shkolla e tij e kasaphanes ndiqet me përpikmëri nga nxënësi i tij i dëgjuesshëm nga Ladorishti.
Se Sela nuk ka fije turpi dhe as respekt për bashkëpartiakët e tij, të cilët rrezikuan edhe jetët e tyre për të mbrojtur atë që nga ekzistenca e ASH-së, tregoi shkarkimi i dy drejtorëve që ditën e parë, e sidomos një zonjeje të dëshmuar në detyrën e saj.
Ziadin Sela për interesa të ngushta të tij dhe kushëririt të tij Krenar Lloga, ia ‘dorëzoi’ partinë armikut të tij të përbetuar Artan Grubi, i cili pëqafohej mw agresorët e Selës në natën e tmerrit të 27 prillit 2017, kur Grubi ishte në qeveri me Gruevskin e Mijallkovin ndërsa doktor Sela në opozitë.
Fundja gjithçka kemi parë në politikë, por ama Ziadini duhet publikisht të përgjigjet në disa pyetje, dhe këtë duhet ta bëj për anëtarësinë e ASH-së pikë së pari dhe për qytetarët në përgjithësi, sepse ky ndërrim i taboreve dhe futja e partisë 10 muaj më parë në ‘gojë të ujkut’ (lexo:BDI-së) kërkon një sqarim.
1. Përse Ziadin Sela hyri në koalicion me BDI-në para 10 muajve?
2. A është arsye ‘marrëveshja’ e Ziadin Selës dhe Krenar Llogës me Artan Grubin, që BDI me atë fuqi minimale që i ka ngelë në Strugën e ‘të nxirit’ Ramiz Merko, ta përkrah kandidaturën e Llogës për kryetar të Strugës?
3. A është arsye e ‘besnikshmërisë’ ndaj Artan Grubit dhe Ali Ahmetit, kyçja e tij në ndërtimin e autostradës Gostivar-Strugë, konkretisht aksi 27 kilometërsh nga Tetova deri në Gostivar, që i është dhënë të realizohet nga biznes lobi i tij, që e bën atë më të koruptuar se vetë Grubi?
4. A është arsyeja e shkatrimit të ASH-së, ndarja e miliona euro nga biznesi i kazinove të Grubit?
5.A janë arsye të gjitha të përmendurat më sipër?
Mbetet të shihet.




