“Orhan Kurtishi: Zgjidhëm problemin e pagave, 1800 punonjës të Postës marrin rrogat në kohë”
Orhan Kurtishi, Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se një nga sfidat e para me të cilat u përball gjatë marrjes së detyrës ishte mospagesa e rregullt e pagave për punonjësit. Ky problem është zgjidhur, dhe 1800 punonjës të Postës sot morën rrogat e tyre falë ribalancimit të buxhetit që u bë efektiv. Kurtishi theksoi se ky sukses është rezultat i punës së menaxhmentit të Postës dhe mbështetjes së Ministrit Aleksandar Nikolovski, duke shtuar: “Ndryshimi VLEN. Kalojmë në veprim.”