Lajme Maqedoni e Veriut Top

Opozita shqiptare pyet: A po i bën presion Artan Grubi drejtorit të Lotarisë Përparim Bajrami që të mos jep dorëheqje?!

Opozita shqiptare, Alternativa, Besa dhe Lëvizja Demokratike, në konferencë për media kanë thënë se gjitha skandalet që kanë të bëjnë me lojërat e fatit lidhen me emrin e Artan Grubit. Së fundi u raportua se kompania “Lotaria e Maqedonisë”, e drejtuar nga ish asistenti i Artan Grubit, Përparim Bajrami, ka marrë me qira objekt prej 2.6 milionë euro nga një firmë, në të cilën ka hise dhe një ish i punësuar tjetër te Artan Grubi – Shaban Amzovski, i cili në anën tjetër është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të “Lotarisë së Maqedonisë”.
“Pas këtyre informacioneve, kur më gjërat kanë dalë kaq shumë sheshit, së fundi ka vepruar edhe policia financiare dhe këtu si duket është ndezur alarmi. Pas kësaj, sipas informacioneve me të cilat disponojmë ne, ish asistenti i Artan Grubit, drejtor aktual i “Lotarisë së Maqedonisë”, dëshiron të japë dorëheqje, por dikush i bën presion që të mos e bëjë këtë veprim. Prandaj, ne jemi sot këtu që, në emër të koalicionit AlternAtivA – Lëvizja Besa – Lëvizja Demokratike, ta pyesim publikisht drejtorin e Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajramin, se a dëshiron ai të japë dorëheqje dhe a po i bën presion shefi i tij, Artan Grubi, që mos ta bëjë këtë?”, thonë nga fronti opozitar.
Ata kanë shtuar se nëse përgjigja është pozitive atëherë ata jaën të gatshëm për t’i ndihmuar që të çlirohet nga ky presion por me kusht që të bashkëpunoj me prokurorinë.
Nga opozita e bashkuar shqiptare kanë shtuar se suksesi i vetëm i kësaj qeverie jaën lojërat e fatit dhe bizneset e zeza që kapin shifra qindra milinëshe.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *