Opozita shqiptare “bllokon” sheshin Skënderbeu, përkrahje masive gjatë shpalosjes së emrit të koalicionit
Opozita shqiptare, Alternativa, Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike, sot në sheshin “Skënderbeu” kanë shpalosur emrin e koalicionit me të cilin pritet që të dalin së bashku në zgjedhjet evropiane.
“Lidhja Evropiane për Ndryshim”, do të jetë emri i koalicionit, ndërsa ajo që mund të vërehet është masiviteti i kësaj ngjarje.
Para medieve, krerët e tre partive, thanë se ata janë bërë bashkë duke tejkaluar gjitha ndasitë, për shkak se populli shqiptar e dëshiron ndryshimin dhe se ata do ta sjellin këtë ndryshim të shumë pritur.