Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori rritet në 163
Njoftohet se forcat izraelite vranë një palestinez dhe plagosën shtatë të tjerë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, forcat izraelite kanë plagosur dy palestinezë, njëri prej tyre rëndë, me plumba të vërtetë gjatë incidenteve në rajonin Jebel al-Jibaliye pranë Beit Ananit.
Thuhet se ka humbur jetën 19-vjeçari Musab Mujahid Kemal al-Matari, një nga të plagosurit që u dërgua në spitalin e Ramallah.
Në bastisjen e kryer nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Tulkarim, gjashtë palestinezë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Një nga të plagosurit ishte nëna e Izeddin al-Avadit, i cili u vra nga forcat izraelite në Tulkarim dje. Ajo është qëlluar në shpatull.
163 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori.
Sulmet nga forcat izraelite dhe kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë vazhduar të intensifikohen që nga 7 tetori.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 163.
Ministria gjithashtu njoftoi se numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 1 janari ka arritur në 371.