Një e mitur është goditur nga një automjet në bulevardin “Serbia”, është dërguar në spital
Një vajzë e mitur është goditur sonte nga një automjet në bulevardin “Serbia”, te stacioni i benzinës “Llukoill”, në Komunën Aerodrom.
Vajza është dërguar në spital, ndërsa ekipe të MPB-së po kryejnë hetim në vendin e fatkeqësisë.
Nga MPB-ja për thanë se ekspertiza ende nuk ka përfunduar dhe se informacione shtesë do të ketë pas përfundimit të saj.




