Lajme Maqedoni e Veriut

Nga MPJD flasin për arratisjen e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak: Atij i është ndërruar masa e sigurisë

Ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është arratisur nga arresti shtëpiak që po e mbante në shtëpinë e disa të afërmve në Maqedoni të Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thanë se avokati i Ramadanit ka njoftuar se atij i ishte ndërruar masa e sigurisë nga arrest shtëpiak në kthim në paraburgim.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i z. Ramadani se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njejti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme”, thanë nga MPJD për Express.

Nga MPJD thanë se nuk kanë informacione tjera zyrtare nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

“Ju rikujtojmë që sipas njoftimit tonë paraprak, Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 ka marr vendim për mosekstradimin e z. Blerim Ramadani në Serbi. Ai ishte në pritje të verdiktit final të Gjykatës Supreme ditëve në vijim.”

Gjatë ditës u raportua se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani se është arratisur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *