Në Shkup sanksionohen 51 shoferë tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 21 pa patentë shoferë
Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 241 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e një gjobë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëzet e një gjobë për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, nëntë sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve.
“Shtatë gjoba janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 19 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë gjoba për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tetë gjoba për rirregullim të paligjshëm të automjeteve”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.