Në Egjipt mbërrin anija me ndihma e dërguar nga Turqia për Gazën
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se anija që transporton produktet shëndetësore të dërguara nga Turqia për Gazën ka mbërritur në Egjipt, transmeton Anadolu.
Ministri Koca bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale ku dhe ka ndarë pamje lidhur me anijen.
“Anija që kemi dërguar për Gazën me qëllimin e ndihmës, e përbërë kryesisht për shërbimet shëndetësore, ka mbërritur në portin Al-Arish të Egjiptit. Shërbimet shëndetësore do t‘i dërgohen banorëve të Gazës përmes koordinimit të përbashkët me Egjiptin”, shkroi Koca.