Lajme Maqedoni e Veriut

Murtezi: Kemi ministra që flasin në gjuhën angleze, nuk dinë as maqedonisht as shqip

Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka komentuar rastin e fundit me Drejtorin e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve Arsim Idrizi.
Murtezi ka nënvlerësuar se askush nuk ka arsye që t`i frikësohet gjuhës shqipe. Përderisa kemi ministra që nuk dinë as maqedonisht e as shqip.
“ Janë politika ditore. Kjo qeveri dhe ky shtet di raste kur kemi pasur funksionar dhe eksponent politik, bartës të funksioneve të cilët nuk e flasin gjuhën maqedonase dhe flasin maqedonisht. Po, kemi edhe në qeverinë aktuale ministra të cilët nuk mund të drejtohen në gjuhën maqedonase, por drejtohen në gjuhën angleze. Dhe nuk ka arsye që dikush t`i frikësohet gjuhës shqipe”, deklaroi Murtezi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *