Lajme Maqedoni e Veriut

Murtezani: Zgjerimi të kryesohet sipas kritereve të Kopenhagës

Në kuadër të vizitës së sotme të punës së Ministres për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere, në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp me Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftojnë nga Ministria e për Çështje Evropiane e RMV-së.

Murtezani theksoi se partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës si shembull i besimit dhe respektit të ndërsjellë, duke theksuar se gatishmëria për bashkëpunim të thelluar vjen në moment vendimtar për perspektivën evropiane të rajonit.

“Përshëndesim vendimin për politikën e zgjerimit të BE-së që të jetë pjesë prioriteteve të kryesimit të ardhshëm danez me Këshillin e BE-së, por theksojë rëndësinë që kriteret e Kopenhagës të mbeten themeli i vetëm nëpër të cilin ndërtohet politika e zgjerimit”, tha Murtezani.

Ministri nënvizoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe rolit konstruktiv në rajon, e cila konfirmohet edhe me organizimin e Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili do të mbahet në Shkup.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *