Lajme Maqedoni e Veriut Top

Murtezani: RMV ka bërë përparim të konsiderueshëm në harmonizimin e sistemit të saj statistikor me standardet e BE-së

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me përfaqësuesit e Entit për Statistikë të Bashkimit Evropian – Eurostat, Zhan-Pjer Ponsele dhe Klaudija Junker.

Në fokus të bisedimeve, siç informon Ministria për Çështje Evropiane, ishte rëndësia e statistikës zyrtare në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe përdorimi i saj për krijimin e politikave dhe ekonomive zhvillimore të bazuara në fakte. U diskutua edhe për mbështetjen e Entit Shtetëror të Statistikës për t’iu përgjigjur nevojave të procesit euro-integrues.
Ministri Murtezani nënvizoi rolin kyç të statistikës, jo vetëm brenda kornizave të Kapitullit 18 të së drejtës së BE-së, por edhe në disa sfera tjera politike. Ai theksoi se statistika është me rëndësi vitale për ndjekjen e menaxhimit ekonomik, reformave në administratën publike dhe harmonizimin institucional me standardet e BE-së.

“Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut ka bërë progres të dukshëm në harmonizimin e sistemit të saj statistikor me standardet e BE-së, gjë që konfirmohet edhe në Raporte të ndryshme të Komisionit Evropian. Bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën për përmirësime të mëtejshme, në veçanti në drejtim të zgjerimit të vëllimit dhe cilësisë së të dhënave për statistikat makroekonomike dhe sociale. Të dyja palët konfirmuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit, në kontekst të progresit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë në Union”, theksohet në kumtesën e Ministrisë për Çështje Evropiane.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *