Murtezani: Raporti i Progresit i KE-së për Maqedoninë e Veriut përfshinë periudhën nga 15 qershor të vitit 2023 deri me 1 shtator të vitit 2024
Orhan Murtezani, Ministër për cështje evropiane në Intervistën e tij për Lajm TV deklaroi se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut përfshin periudhën nga 15 qershori i vitit 2023 deri me 1 shtator të vitit 2024.
Kjo, thekson ministri Orhan Murtezani, përfshinë periudhën 10 mujore të qeverisë së kaluar dhe vetëm dy muaj nga qeveria e re.
“Për arsye se sapo ka arritur raporti dhe është diku voluminoz rreth 100 faqe, nuk kemi arrit që ta shohim në detaje. Por, disa nga rekomandimet kryesore i kemi pa. Fillimisht dua ta bëjë të qartë se bëhet fjalë për raport që përfshinë periudhën prej 15 qershor të vitit 2023 deri në 1 shtator të vitit 2024. Që i bie se përfshihet një periudhë dhjetë mujore e qeverisë së kaluar dhe vetëm dy muaj nga kjo qeveri. Atë që e shohim si shqetësim në raport është përkeqësimi i raporteve me Bullgarinë. Deklaratat e politikanëve nga dy anët të cilët nuk i kontribuojnë ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit. Në këtë pikë rekomandohet krijimi i një hapësire për dialog dhe përforcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Gjithashtu në raport përmendet edhe mosrespektimi i emrit kushtetues nga kryetarja e shtetit gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës në funksion të mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës. Rekomandimet janë që kjo marrëveshje të respektohet nga pala e Maqedonisë së Veriut. Ngecjet më të mëdhaja edhe këtë vit janë në sferën e gjyqësisë. Ka një sërë rekomandimesh konkrete dhe hapa të cilat duhet të ndërmerren për rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në këtë sistem. Nga ajo që e kemi parë deri më tani, ngecje më të madhe për shkak se raporti ndryshe këtë vit është i strukturuar, nga klasterët e procesit të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ngecje më të mëdhaja ka te klasteri dy “Tregu i brendshëm” që ka të bëje me lëvizjen e lirë të puntorëve, mbrojtjen e të drejtave autoriale, etj. Ndërsa progres më të theksuar ka te klasteri pesë, që nënkupton “Politikat bujqësore dhe resurset”, deklaroi midis tjerash Murtezani.