Lajme Maqedoni e Veriut Top

Murtezani: Gjatë tre viteve të ardhshme RMV do të marrë 750.4 milionë euro nga Plani për rritjen ekonomik i BE-së

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani për Agjendën Reformuese 2024-2027ka thën se Qeveria që nga dita e pare ka punuar me përkushtim për detyrimet e caktuara, duke u fokusuar në projektet kyçe
Ja dhe fjalimi i tij i plotë:
Do të ndërlidhesha me pjesën për detyrimet e ndërmarra lidhur me projekt Agjendën Reformuese 2024-2027 tashmë të miratuar (e cili do të mbetet si projekt deri në miratimin përfundimtar nga ana e KE).
Duke marrë pjesën më të madhe të prioriteteve të cilat institucionet tona I udhëhoqën me Komisionin Evropian, unë, bashk me ekipin e shërbimeve profesionale në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Ministrinë e Financave dhe të gjitha ministritë kompetente, natyrisht edhe vetë Qeverinë, që nga dita e parë kemi punuar me përkushtim në obligimet e caktuara, duke u fokusuar në projektet kryesore, përfundimin me sukses të të cilave e konsideroj një nga arritjet më të rëndësishme në 100 ditët e para të mandatit të kësaj Qeverie.
Sipas informacionit të përcjellë nga Komisioni Evropian, sipas formulës së Rregullativës për instrumentin e reformave dhe rritjes, të miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, siç theksoi kryeministri më herët, Maqedonia e Veriut duhet të marrë 750.4 milionë euro për periudhën e viteve 2024-2027. Këto mjete do të kushtëzohen nga realizimi i hapave konkrete cilësore dhe sasiore në lidhje me masat e reformave të planifikuara. Ose me fjalë të tjera, dhe me numra të rrumbullakosura, 250 milionë euro do të merren si grant ose mjete të pakthyeshme për projekte investuese, ndërsa 500 milionë euro do të sigurohen përmes huamarrjes me kushte jashtëzakonisht të volitshme (shlyerja fillon nga viti 2034, me deri në 40 vjet afat të shlyerjes dhe normë interesi të volitshme), nga të cilat 250 milionë euro do të përdoren për zbatimin e reformave (mbështetje buxhetore) dhe 250 milionë të tjera do të ndahen për projekte investuese.
Kryeministri iu referua përmbajtjes dhe shtyllave të Planit për rritjes dhe agjendës reformuese, unë nuk do ta zgjas shumë, do t’i referohem konkretisht reformave të parashikuara.
Në veçanti, do të punojmë në forcimin e kontrollit financiar të brendshëm publik, forcimin e sistemit për prokurimeve publike, dekarbonizimin dhe burimet e rinovueshme të energjisë, (turbinat diellore dhe me erë), miratimin e sistemit të tregtisë me emisionet e gazit, efikasitetin energjetik dhe ballafaqimin me ndotjen e ajrit. Kjo përfshin edhe zhvillimin e arsimit dhe aftësive nëpërmjet reformave të arsimit të mesëm profesional, si dhe reformimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, veçanërisht në komunikacionin postar dhe hekurudhor, duke përfshirë futjen e një sistemin inteligjent të transportit, rritjen e shërbimeve elektronike në punën doganore, përmirësimin e mjedisit afarist duke forcuar inspektoriatet dhe duke shtuar mbikqyrjet inspektuese, mbështetjen për punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në pjesën e sundimit të së drejtës – zhvillimi i demokracisë përmes reformës së legjislacionit zgjedhor, forcimin e pavarësisë, cilësisë dhe integritetin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, miratimi i Kodit të ri Penal dhe Ligjit për Procedurën Penale në përputhje me standardet e BE-së dhe prioritete të tjera të cilat në interes të kohës nuk do numoj të gjitha.
Duke u ndërlidhur me konferencën time të mëparshme për shtyp kur iu referova fondeve të papërdorura të IPA, fola për nevojën e ngritjes së kapaciteteve dhe politikës për mbajtje të kuadrit në strukturat për zbatim. Në këtë kontekst, në funksion të zbatimit të agjendës reformuese, do të bëhet analizë për nevojën e mundshme të krijimit të një strukture shtesë ose shfrytëzimit të asaj ekzistuese (me forcimin apo zgjerimin e saj), e cila do të ketë për qëllim me të gjitha resurset dhe kapacitetet të sigurojnë stabilitet ekonomik, rritje të qëndrueshme dhe cilësi më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *