Murtezani: Është thelbësore të forcohen kapacitetet e institucioneve për zbatimin e reformave
Ministri për Çështjet Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti pres-konferencë të përbashkët tematike me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas, me rastin e publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, si dhe Pakon e Zgjerimit.
“Sipas klasterëve, ka pasur gjithashtu përmirësim të gatishmërisë për Klasterin 1, krahasuar me vitin e kaluar, gjë që është pozitive nëse merret parasysh se ky është Klasteri i parë që duhet të hapet. Nivel të kënaqshëm të përgatitjes ka edhe te Klasterët 3, 4 dhe 6, përderisa nevojiten më shumë përpjekje për harmonizimin e mëtejshëm në Klasterëve 2 dhe 5”, tha Murtezani.
Ministri theksoi se pika kryesore është se si t’i integrojmë këto udhëzime në strategjitë tona politike dhe ekonomike. Kjo është një sfidë që ne e pranojmë me përgjegjësi dhe vendosmëri.