MPB e konfirmon se janë sulmuar fizikisht tre të punësuar në M-NAV
Një person i punësuar në M-NAV së bashku edhe me disa persona të tjerë të panjohur kanë sulmuar fizikisht tre persona të punësuar në institucionin, kanë njoftuar nga MPB.
Ata shtojnë se kanë ndërmarr masa për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 15:15 në Stacionin policor Petrovec person i punësuar në M-NAV ka denoncuar se në objektin ka prishje të rendit dhe qetësisë publike, gjegjësisht se B.N (person i punësuar në institucionin) së bashku me disa persona tjerë të panjohur i kanë sulmuar P.B., E.K, dhe B.R (persona të punësuar në institucionin). Menjëherë pas denoncimit, zyrtar policor nga SPB Shkup janë nisur në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.




