Lajme Maqedoni e Veriut

Ministri Murtezani takohet me ministrin për Çështje Evropiane të Polonisë, Adam Shlapka

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Poloni, ka zhvilluar takim me ministrin për Çështje Evropiane të Polonisë, Adam Shlapka.
“Sot në Varshavë, takim me kolegun tim, Ministrin për Çështje Evropiane të Polonisë, Adam Shlapka.
Mbështetja e aspiratave evropiane të Maqedonisë së Veriut është hap i rëndësishëm drejt Ballkanit të qëndrueshëm dhe të integruar.
Diskutuam edhe për prioritetet e kryesimit polak me Këshillin e BE-së dhe progresin e Maqedonisë së Veriut në negociatat e aderimit”, ka shkruar ministri Murtezani.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *