Ministri Murtezani takohet me ambasadoren greke në Maqedoninë e Veriut
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadoren e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofija Filipidu.
“Sot në mëngjes, me ambasadoren Filipidu patëm bisedë vërtet të shkëlqyer për rrugën e përbashkët të cilën e kahëzojmë drejt zhvillimit, si aleatë të NATO-s dhe partnerë evropianë.
Stabiliteti dhe prosperiteti i gjithë rajonit është i rëndësishëm për të gjithë dhe kjo na lidh neve, me interes të përbashkët i gjithë rajoni të përparojë dhe të integrohet në Bashkimin Evropian. Ambasadorja Filipidu konfirmoi se Greqia është dhe do të vazhdojë të jetë zëri ynë PËR në BE”, thuhet në njoftimin për takimin e realizuar.