Lajme Maqedoni e Veriut Top

Ministri i Çështjeve Evropiane uron Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave me BE-në

Ministri për Çështjet Evropiane, Orhan Murtezani ka uruar Shqipërinë hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Urime për Shqipërinë, e cila sot hap kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian. Ky është vetëm një konfirmim që procesi i zgjerimit të BE-së është gjallë dhe na inkurajon të vazhdojmë të punojmë. Reformat që duhet të zbatojmë janë të rëndësishme për zhvillimin tonë, pavarësisht nga procesi i anëtarësimit ne duhet të jemi të fokusuar tek ato, përderisa paralelisht jemi të përkushtuar për zgjidhjen e sfidave që kemi përpara.
Këto dy ditë, së bashku me delegacionin më të gjerë, jemi në disa takime në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe konkluzioni është se Maqedonia e Veriut ka mbështetje, dhe vetëm një Evropë e bashkuar është Evropë e fortë! Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i nevojiten BE-së, sepse ne përkasim atje”, ka shkruar Murtezani në Facebook.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *