Ministri i ASH-së Azir Aliu shpërblen maqedonasit, nga 11 avancime në ministri nëntë janë maqedonas vetë dy shqiptarë
Së fundmi Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka patur konkurs për avancime brenda ministrisë.
Burimet e portalit tonë thonë se nga gjithsejtë 11 avancimet e bëra, 9 prej tyre janë maqedonas dhe vetëm dy shqiptarë.
Në adresën e portalit tonë kanë ardhur disa ankesa nga të punësuar brenda MSHIA-së të cilët kanë shfaqur pakënaqësitë nga ky vendim i ministrit Azir Aliu, duke favorizuar dukshëm maqedonasit dhe duke lënë anash shqiptarët.
Në mesin e atyre që nuk kanë përfituar avancim janë shumë shqiptarë të cilët me vite janë të punësuar në këtë dikaster.




