Lajme Maqedoni e Veriut

Ministri Durmishi po fuqizon kompanitë vendore, interesim i jashtëzakonshëm për thirrjet publike

Ministria e Ekonomisë tashmë ka publikuar një numër të konsiderueshëm të thirrjeve për sipërmarrësit, shoqatat dhe bizneset e gjitha për ti ndihmuar kompanitë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.

Këtë vit ka një interesim të jashtëzakonshëm për aplikim dhe e gjitha kjo vjen si rezultat i transparencës, informimit në kohë dhe shërbimit profesional të kësaj ministrie të drejtuar nga ministri Besar Durmishi.

Që në ditët e para ku ka një interesim të jashtëzakonshëm në thirrjet e publikuara tani.

Vetëm në thirrjen e parë ka mbi 40 aplikime që në krahasim me periudhën kur këtë ministri e ka drejtuar Kreshnik Bekteshi diferenca është shumë e lartë.

“Vetëm 24 aplikime janë regjistruar në vitin 2019 dhe kjo si pasojë e mungesës së transparencës dhe keq menaxhimit. Neglizhenca e ish ministrit dëshmohet edhe me fakte pasi në vitin 2020/21/22 nuk ka pasur asnjë mbështetje financiare, ndërsa në disa raste janë keqpërdorur edhe mjetet financiare. Në vitin 2023 ka patur vetëm 19 të interesuar pra vetëm për 2 muaj Durmishi ka barazuar vlerat me 5 vite të BDIsë. Sot ministri i ekonomisë Besar Durmishi ka hapur mundësi të reja për bizneset, për sipërmarrësit, shoqatat dhe mbështetja do të jetë e fuqishme dhe së bashku do të përmirësojmë situatën ekonomike dhe klimën biznesore. Ne jemi të përkushtuar dhe punojmë në drejtim të zhvillimit të sipërmarrësve, shoqatave dhe të gjitha bizneseve”, thonë nga kjo ministri.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *