Mickoski: Zgjidhja që ofruam u kritikua nga personat që kanë 2% besueshmëri
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, duke komentuar intervistën e fundit të ambasadores amerikane, Angela Ageler, ku ajo flet për reformat në gjyqësor, tha se, vendimet që merren në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik janë vendime të personave që janë pjesë e atyre institucioneve, ndërsa propozimet deri më tani kanë ardhur një pjesë nga qeveria një pjesë nga kabineti i presidentit. Kjo sipas tij, ka rezultuar që sistemi gjyqësor të ketë besueshmëri prej 2%.
“Për këtë ne propozuam zgjidhje. E patë që për atë zgjidhje, këto që kanë 2% besueshmëri thonë ne jemi mirë, do të marrim pagë mijëra euro, shteti do të zhytet në krim dhe korrupsion. Ne propozuam që t’i shpërbëjmë, ta ndryshojmë ligjin nëse duhet edhe kushtetutën dhe në vendin e këtyre që kanë rejting prej 2 përqind vetë prokurorët dhe gjykatësit, jo Qeveria dhe Kuvendi, vet ata të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këto dy institucione” – tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së.
I pyetur rreth vizitës së tij në Uashington, Mickoski e vlerësoi vizitën si të suksesshme, duke shtuar se do të mbrojnë me dinjitet interesat nacionale të shtetit.
“Do t’i mbrojmë me dinjitet interesat tona, për diçka do të pajtohemi për diçka nuk do të pajtohemi. Ky është prioriteti ynë. Ne nuk kemi për qëllim t’i grabisin qytetarët tanë e as Maqedoninë. Përkundrazi, duhet të sundojë ligji, institucionet duhet të jenë funksionale, qytetarët duhet të jetë shërbëtor të qytetarëve në kuadër të mundësive. Përfundoi koha kur kishim shumë politikanë të lumtur dhe qindra mijëra qytetarë të palumtur, tani situata duhet të jetë e kundërta, krejtësisht e kundërta nga ajo që ishte deri më tani” – tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së.
Kryeministri Hristijan Mickoski, javën e kaluar qëndroi në ShBA, ku u mbajt samiti i NATO-së. Në kuadër të këtij samiti, ai zhvilloi takime të ndryshme me liderë të rajonit dhe të BE-së, si dhe me disa kongresmenë amerikanë.