Lajme Maqedoni e Veriut Top

Mickoski: Trashëguam shumë probleme, por për 100 ditë realizuam qindra projekte

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se 100 ditët e para nuk kanë qenë të lehta por se shumë gjëra u bën të qarta se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.
“Jemi 100% të fokusuar në realizimin e projekteve dhe plotësimin e premtimeve. Këto 100 ditë nuk ishin të lehta por ishin vetëm fillimi”, tha Mickosk, duke shtuar se ata janë fokusuar në stabilizimin e gjendjes financiare të shtetit.
Mickoski tha se kanë realizuar qindra projekte, do të sjellin investime të reja, nuk i kanë harruar nxënësit, mësimdhënësit, mjekët, pensionistët dhe të gjithë.
Ai tha se vetëm për 100 ditë, kanë mundësuar pensione më të larta për 330 mijë pensionistë.
Kryeministri paralajmëroi edhe shumë investime të reja të huaja.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *