Mickoski: Rritja ekonomike do të jetë mes tre dhe katër për qind

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se pret që rritja ekonomike në vend në tremujorin e parë të jetë mes tre dhe katër për qind. Mickoski thotë se me këtë numër, pret që Maqedonia e Veriut të jetë në 5-6 vendet e para në Europë sa i përket rritjes ekonomike.
“Unë këtë e kam thënë periudhën e kaluar. Pres përfundimisht që tre mujori i parë i këtij viti të tregojë konsolidim. Të jemi në 5-6 ekonomitë e para në Europë, në tremujorin e parë, sipas përqindjes së rritjes së BPV-së. Të themi do të mbetem te ai numër që e kam komunikuar hapur, mes 3 dhe 4 për qind. Por ta shohim ditëve në vijim, supozoj do të publikohet”, tha Mickoski.