Mickoski: Nuk ka podrume të kuqe, Ahmeti sheh fantazma
Lideri i VMRO-DPMNE-së, hristijan Mickoski, në intervistë ekskluzive për www.almakos.com dhe www.ora24.tv, foli edhe për akuzat të cilat kreu i BDI-së Ali Ahmeti, e akuzoi ditë më parë për “marrëveshje në podrumat e kuqë”. Mickoski tha se podruma të tillë nuk ekzistojnë.
“Podruma të kuq nuk ekzistojnë. Mendoj se z. Ahmeti është i rrethuar nga njerëz të cilët në të gjithë këtë periudhë e sollën në këtë situatë të besojë në fantazi e jo në punë reale. Mendoj se ky është gabimi i tij kyç. Dhe shumë herë në të kaluarën kur jemi takuar, jam përpjekur të flas në një nivel të barabartë, e di se ai mua asnjëherë nuk më ka parë në mënyrë të barabartë, e di se ai asnjëherë nuk më ka parë në mënyrë të barabartë, gjithmon më ka nënvlerësuar dhe ka menduar se jam fëmij i vogël, se ai ka qenë në shoqërinë e Cërvenkovskit, Gruevskit, Zaevit dhe të tjerëve, tani i ardhur një profesor dhe atij do i japë leksione politike. E di se ashtu më ka perceptuar, i inkurajuar nga ata disa të rinjë rreth tij, të cilët e madhëronin dhe i thonin atë që dëshiron ta dëgjojë, ndërsa tani i thonë disa fantazi të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ralitetitn. Por porosia ime është se nuk ka podrume, gjithçka është transparente. Gjithçka është transparente, e qartë. Unë flisja shumë më herët se opsioni natyror për VMRO-DPMNE-në është të koalicionojë me opozitën shqiptare në Maqedoni. Ashtu ishte edhe në zgjedhjet lokale, ata bënin fushatë kundër meje, kundër VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Mickoski.
Kreu i VMRO-DPMNE-së theksoi se BDI nuk udhëheq me komunat e Tetovës, Gostivarit dhe në zgjedhjet e fundit i vlerëson si humbës.
“Nuk ka nevojë të besojë në komplote të tilla, nuk ekzistojnë. Shumë është e qartë situata, shumë është e thejshtë, duhet të pajtohet me humbjen, duhet të shkojë në opozitë. Këshilla ime është, nuk e di sa do e marrë seriozisht, siç duket deri më tani nuk i ka marrë seriozisht këshillat e mia, është që të lirohet nga disa njerëz me të cilët ai është i rrethuar, mendoj se duhet më shumë të fokusohet në punët reale dhe më pas një BDI e re, me njerëz të rinj dhe me një freskim kadrovike dhe platformë programore mund të vijë të ulemi, të bisedojmë dhe ta shohim si do të jetë në të ardhmen. Kështu kjo është ajo porosia ime, nuk ekzistojnë podrume të kuq, as kanë ekzistuar ndonjëherë”, deklaroi në intervistë për www.ora24.tv kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski./ Ora24.tv/Almakos