Lajme Maqedoni e Veriut

Mickoski në SHBA takoi familjen Rusi, familja e njohur shqiptare nga Dibra: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm

Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në SHBA ka takuar familjen Rusi, familje e njohur shqiptare nga Dibra në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Mickoski thotë se në takim kanë diskutuar për forcimin e lidhjeve me diasporën.

“Në kuadër të vizitës sime në SHBA, unë dhe bashkëpunëtorët e mi u takuam me familjen Rusi – një familje e njohur shqiptare nga Dibra, e cila prej disa brezash jeton dhe punon në SHBA. Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia që nuk e kanë harruar atdheun e tyre dhe duan të ndihmojnë përparimin e tij. Diskutuam për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët. Besoj se vetëm të gjithë së bashku, pavarësisht nga përkatësia etnike, mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një Maqedoni stabile dhe të begatë. Ne kemi nevojë për të gjithë ata që mund të kontribuojnë – si në vendlindje ashtu edhe nga diaspora, për të krijuar të ardhmen që meritojmë”, ka shkruar Mickoski.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *