Lajme Maqedoni e Veriut

Mexhiti thotë se janë edhe një hap më afër mbylljes së kazinove

Komisioni Statutor-Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme. Këtë e ka bërë të ditur zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti.

“Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë. Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të liçencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e liçencave duhet të përgjigjen”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Ai ka shtuar se kjo së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online.

“Larg lojërat e fatit nga shtëpitë tona!”, ka shkruar Mexhiti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *