Lajme Maqedoni e Veriut Top

Mexhiti: Qeveria jonë do ta ndërtojë kampusin universitar për Universitetin “Nënë Tereza”

Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e 114 vjetorit të lindjes së shenjëtores shqiptare, Nënë Tereza, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka vizituar universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan gazeta LAJM.

Në takim me rektorin e këtij universiteti, Mexhiti, ka dhënë lajmin e madh se Qeveria pritet që këto ditë të hap procedurën për fillimin e ndërtimit të kampusit të këtij institucioni të lartë arsimor.

“Pritet që këto ditë të kalojë në Qeveri vendimi për hapjen e procedurës për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar. Me këtë investim dëshmojmë që prioritet mbi prioritetet tona do të jetë arsimit në të gjitha fushat”, tha mes tjerash Mexhiti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *