Mexhiti për vizitë zyrtare në Tiranë, takime me krerët shtetërorë
Gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, ku do të takojë krerët e shtetit shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Tiranë zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Konferencën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.