Mexhiti: E shëndetshme BDI të shkoj në opozitë – nëse nuk shkon, Grubi do të vazhdoj me kapjen e BDI-së

I ftuar në emisionin “A më dëgjon” në Monitor.mk kryetari i LD-së Izet Mexhiti ka rrëfyer për lëvizjen e re. Ai ka treguar edhe për fërkimet brenda subjektit politik BDI, duke thënë se ata u përjashtuan për shkak të mendimit ndryshe brenda subjektit.
Gjithashtu ai ka deklaruar se 20 vite i pati kohë BDI-ja për të bërë ndryshime.
“BDI i pati 20 vite kohë të bëj ndryshime, të reflektoj, por ajo nuk e bëri. Andaj e mira tash është ndryshimi të vjen në vend, sepse duhet një frymë e re në skenën politike. Mirë është té kalojnë në opozit, sepse nëse nuk kalojnë do të vazhdoj kapja nga Artan Grubi”