“Loja Parlamenti”, foli edhe Artan Grubi
Kuvendin e imporvizuar të Frontit Evropian e ka komentuar edhe Artan Grubi.
Ai tha se kjo paraqet idenë se në çfarë do të insistojë ky koalicion në Kuvend dhe Qeveri.
“z. Ziadin Sela u zgjodh kryetar i Kuvendit. U miratuan ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë si dhe u miratuan ndryshimet kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, nga zgjedhjet e ardhshme në vitin 2029, ku presidenti do të zgjidhej në Kuvend me shumicë prej 2/3 e deputetëve dhe shtesë me shumicë të Badenterit”, tha Grubi.




