“Ligji i gjuhëve nuk do të preket, Gjykata Kushtetuese e vërtetoi këtë”
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë një konferencë për shtyp, komentoi mbi vendosjen e tendave nga BDI para Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha se Ligji për Gjuhët nuk do të preket.
“Ne nuk jemi prej atyre që vetëm konstatojmë. Nëse u abrogu nga Gjykata Kushtetuese e tyre balancuesi, ne kemi marrëveshje politike që të avanohet në ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ne si VLEN tham se ligji nuk do të preket, Gjykata Kushtetuese e vërtetoi këtë. Ka dal dokumenti që nuk preket as ligji i gjuhëve, po as përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Të njëjtën e tha kryeminsitri, të njëjtën e tha kryetarja e shtetit, pse i kanë nxjerrë tendat vetëm ata e kanë të qartë. Nuk e kanë hallin të gjuha, e kanë hallin te korrupsioni, dhe te përgjegjësia që tashmë veç po e japin”, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.