Lidhja Europiane për Ndryshim formon grup parlamentar: Fuqia jonë po shtohet, s’ka kush e ndalë ndryshimin
Lidhja Europiane për Ndryshim, pjesë e të cilës është Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin dhe Alternativa me Afrim Gashin, në Kuvend do të veprojnë të bashkuar. Grupi do të ketë gjashtë deputetët, ndërsa koordinator do të jetë deputetja Safije Sadiki Shahini.
“Bashkimi ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet. I bëjmë thirrje edhe njëherë kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi të mos e zvarris zgjedhjen e anëtarit të KQZ-së për shkak se kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit Zgjedhor. Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e shqiptarëve nga BDI dhe çirakët e tyre. Në këtë rrugë asgjë nuk na dekurajon”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Ai tha se shqiptarët e dëshirojnë ndryshimin dhe s’ka “kush e ndal këtë ortek”.