Lajme Maqedoni e Veriut

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, i Ftuar në Samitin Parlamentar të NATO-s

Mbrëmë, në vigjilje të Samitit Parlamentar të NATO-s, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ishte i ftuar në një pritje të organizuar nga Kryetari i Senatit, Mike Johnson.

Gjatë pritjes, fjalë rasti mbajtën figura të rëndësishme si Kryetari i Senatit, Mike Johnson, Garry Sowll, kryetar në detyrë i NATO PA, shefi i delegacionit Mikell Turner dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë event të rëndësishëm, Afrim Gashi, së bashku me ish-kryetaren e Senatit, Nancy Pelosi, dhe delegacionet e tjera të kryesuara nga kryetarët e parlamenteve, shënuan fillimin e përvjetorit të 75-të të NATO-s.

Ky samit përfaqëson një moment historik për Aleancën dhe një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Afrim Gashi shprehu mirënjohjen e tij për ftesën dhe rëndësinë e vazhdimit të partneritetit të ngushtë me aleatët e NATO-s.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *