Lajme Maqedoni e Veriut

Kryetari i kuvendit Afrim Gashi takohet me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se është takuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
“Gjatë një takimi të rastësishëm me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni ne patëm mundësinë të diskutojmë për proceset eurointegruese dhe për mënyrën se si do të zhvillohen ato në të ardhmen. Biseda jonë u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis vendeve dhe në angazhimin e përbashkët për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në rajon”, ka shkruar Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *