Lajme Maqedoni e Veriut

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me ambasadorin francez Christophe Le Rigoleur

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Francës në Shkup, Sh.T. Christophe Le Rigoleur.
“E falënderova për mbështetjen e tij të çmuar në realizimin e vizitës historike në Paris gjatë javës së kaluar, ku patëm mundësi të konfirmojmë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve tona dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik, si dhe nevojën e mbështetjes së Francës në realizimin e reformave dhe tejkalimin e sfidave për integrim, qoftë përmes shkëmbimit të përvojave ashtu edhe përmes iniciativave tjera të përbashkëta. U pajtuam të mirëmbajmë komunikimin në nivele të ndryshme në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit”, ka deklaruar kryetari Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *