Lajme Maqedoni e Veriut

Kryeparlamentari Gashi takohet me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit Nacional të Turqisë, Fuat Oktay

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me delegacionin nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit Nacional të Turqisë, të kryesuar nga Kryetari i Komisionit, z. Fuat Oktay.
“Kjo vizitë është dëshmi e angazhimit serioz për të avancuar bashkëpunimin mes dy parlamenteve tona në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Diskutuam për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Theksuam bashkëpunimin e suksesshëm multilateral në kuadër të organizatave të ndryshme, si dhe orientimin tonë strategjik për integrim në BE. U shprehëm gatshëm të promovojmë më tutje partneritetin dhe miqësinë e kahmotshme mes dy vendeve”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *