Kryeparlamentari Gashi nderon Skënderbeun në 557 vjetorin e vdekjes së tij
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në përvjetorin e 557-të të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu, me ndjenja të thella respekti, kanë nderuar kujtimin e tij duke vendosur lule në Sheshin e Skënderbeut.
“Në këtë ditë të shënuar, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, si dhe ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, theksuam vlerat dhe arritjet e këtij lideri të pashoq, i cili i dha lavdim kombit shqiptar dhe drejtim historisë tonë. Skënderbeu mbetet simbol i unitetit, luftës për liri dhe krenarisë kombëtare, prandaj është detyra jonë që të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë e tij për brezat që do të vijnë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.