Blog Lajme Maqedoni e Veriut

Kryeparlamentari Gashi dhe Elisa Spiropali riafirmojnë bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka pritur në takim Elisa Spiropali, ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
“Në një atmosferë miqësore, reflektuam vazhdimësinë e raporteve që kemi ndërtuar fillimisht si homologë, e tashmë edhe në role të reja institucionalë, por me të njëjtin përkushtim për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona.
Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore, të mbështetura në dialog politik të qëndrueshëm, bashkëpunim konkret dhe vizion të përbashkët europian. Përgëzova progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin tonë të palëkundur ndaj rrugës europiane.
Nënvizuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, kulturor e shoqëror, si dhe nxitjes së mëtejshme të projekteve të përbashkëta si shtyllë e stabilitetit dhe zhvillimit”, ka shkruar Gashi, përcjell Alfax.mk

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *