Lajme Maqedoni e Veriut Top

Kryeministri Dimitar Kovaçevski si lajme të rreme i vlerësoi pohimet se planifikohet shitja e një pjese të Operator sistemit elektrotransmetues të Maqedonisë – MEPSO. “Ky informacion përhapet kryesisht nga mediat opozitare në shtet, ndërsa edhe partia opozitare kishte konferencë shtypi. Bëhet fjalë për pretendime të pasakta dhe për lajme të rreme, ndërsa për këtë kishte kumtesë edhe nga kompania shtetërore MEPSO e cila tha se as nuk kanë biseduar, as nuk bisedojnë, as nuk po negociojnë me dikë për shitjen e një pjese”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Manastir.

Qeveria ende nuk ka marrë përgjigje për shkresën e dërguar në Komisionin Evropian për taksën që e imponon Bullgaria për gazin rus.

Sipas zëvendëskyeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyçi, ende nuk është e qartë nëse “Gasprom”-i do ta pranojë taksën, por vendi është gati për të nëse preket drejtpërdrejtë.

“Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Bullgarisë për taksën ndaj “Gaspromit”-it. Atje gjendja ende nuk është e qartë, nëse “Gasprom”i do ta pranojë atë taksë dhe çfarë do të thotë ajo. Ne insistojmë në lirimin e kapaciteteve që të mos prekemi drejtpërdrejt, por, sigurisht, nëse kjo ndodh, siç tha kryeministri, jemi të gatshëm sepse pasoja është energji elektrike më të shtrenjtë dhe rritje të shpenzimeve për kompanitë. Prandaj i kërkojmë që KE-së ta ndihmojë shtetin tonë për të kaluar këtë situatë të re”, tha Bytyqi, në pyetjen e një gazetari pas ngjarjes për projektin “Instrumenti i gjelbër financiar për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe luftë me ndryshimet klimatike”.

Taksëm që e imponoi Bullgaria është 10 euro për megavat orë. Qeveria i ka kërkuar Komisionit Evropian që të lirojë kapacitetet që të mund të furnizojmë gaz nga burime të tjera, gjegjësisht të mos ketë ngarkesë nga kjo taksë shtesë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *