Kritikat e Holandës, Osmani: BDI flet më së shumti kundër korrupsionit, vlerësojmë se ndikim në gjyqësor ka oligarkia

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot komentoi reagimin e ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop, pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Osmani thotë se deklarata e djeshme e Jan Kop, është vazhdimësi e qëndrimeve të tij të mëhershme.
“BDI është një nga ata që më së shumti flet për luftë kundër korrupsionit, kuptohet se do të kërkohet edhe mbështetje nga ana e BDI-së”, tha mes tjerash Osmani.
Osmani thotë se Holanda njihet për mungesën e dëshirës për zgjerim të BE-së, ndërsa theksoi se ambasadori Jan Kop ka koncept tjetër për zhvillimin e vendit tonë.