Lajme Maqedoni e Veriut

Krenar Lloga: U shkel vullneti

Ministri i Drejtësisë në largim, Krenar Lloga, si përfaqësues i Frontit Evropian, thotë se po shkelet vullneti i shqiptarëve për shkak se Fronti po lihet në opozitë. Në një postim në rrjetet sociale, Lloga thotë se kjo do të ketë pasoja.

“Shkelja e vullnetit të shumicës së popullsisë shqiptare në RMV është po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa edhe shkelja e Marrëveshjes së Prespës apo Kornizës negociuese me BE-në. Nëse do të tentohet të instalohet normaliteti i vasalitetit në raport me shqiptarët, ajo do të prodhojë deformime që mund ta rrezikojnë koherencën dhe kohezionin mes komuniteteve, por edhe shtetndërtimin që me aq mund e sakrificë u ndërtua me dekada. Rendja pas posteve të dhuruara nga VMRO-DPMNE është verbim momental, por me pasoja nacionale dhe afatgjata. Dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët”, shkruan Lloga.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *