Kovaçevski: Me mos votimin e Ligjit për amnisti nuk na prishen raportet me ASH-në
Vendimi për tu votuar kundër miratimit të propozim-ligjit për amnisti, nuk duhet të ndikojë në raportet me parterët e koalicioni. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi në Kuvend nuk kaloi nevoja për sjelljen e Ligjit për Amnisti.
“Qeveria solli vendim dhe i dha mundësi ministrit për drejtësi ta arsyetojë ligjin për amnisti para deputetëve, gjë që u bë sot. Por, deputetët kanë të drejtën e tyre që të votojnë në emër të tyre dhe të qytetarëve për propozimet ligjore që ofrohen. Vlerësoj se e tërë procedura është respektuar dhe gjithë ajo që u tha nuk mendoj se duhet të ndikojë në marrëdhëniet në koalicionin, duke e ditur se çdo kush ka mundur ta shfrytëzoj të drejtën e tij dhe t’i ofrojë argumentet, ndërsa ata që kanë të drejtë, ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar”, tha Kovaçevski.
Ai thekesoi se që në momentin kur është propozuar ligji për amnisti kanë ekzistuar qëndrime të ndryshme në lidhje me efektet që ka mundur t’i prodhojë. /alfax.mk