Botë Lajme Top

Koreja e Veriut teston sistemin e armës bërthamore nënujore

Administrata e Koresë së Veriut njoftoi se ka testuar “sistemin e armës bërthamore nënujore” si reagim ndaj stërvitjes së përbashkët detare të zhvilluar nga Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia në jug të Gadishullit Korean, transmeton Anadolu.

Në një lajm të publikuar nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, njoftohet se sistemi i emërtuar “Haeil-5-23” i zhvilluar nga Akademia e Shkencave të Mbrojtjes DPRK është testuar në lindje të Gadishullit Korean.

Teksa në lajm nuk specifikohet se kur është kryer testimi, thuhet se një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes, emri i të cilit nuk përmendet, ka deklaruar: “Kapaciteti i reagimit bërthamor nënujor i ushtrisë tonë është rritur në një nivel më të avancuar. Veprimet tona parandaluese në det dhe nën det do të vazhdojnë kundër manovrave armiqësore të marinës së SHBA-së dhe aleatëve të saj”.

Sistemi i armës pretendohet se përdor mjetet nënujore pa pilot me kokë bërthamore.

Marinat e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë në datat 15-17 dhjetor zhvilluan stërvitje të përbashkët detare në jug të Gadishullit Korean, me pjesëmarrjen e aeroplanmbajtëses amerikane Carl Vinson.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *