Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare
Me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dekalroi se në Qeverinë e Ardhshme, VLEN do të ndajë 500 milion Euro.
“Ne do të angazhohemi që në mandatin tonë të transferojmë së paku gjysëm miliardë euro apo pesëqind milionë euro, për zhvillimin e komunave tona dhe ndërtimin e infrastrukturës së munguar, me çka komunat e të dominuara apo komunat me shumicë shqiptare do të barazohen me zhvillimin ekonomik në komunat tjera të Maqedonisë së Veriut. Me këtë ne vlerësojmë që Maqedonia e Veriut më shpejt dhe më mirë do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA.




