Lajme Top

Kapiteni i Izraelit: Ishte më shumë stallë derrash, se fushë futbolli

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj asaj të Izraelit me rezultat minimal 1-0.
Goli i Milot Rashicës në minutën e 40-të të ndeshjes ka qenë vendimtar për t’i ndalur tre pikët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në fakt ka qenë një dominim i Kosovës nga fillimi deri në fund të saj, edhe pse fusha ishte në një gjendje tejet të rënduar.
Kritikat nuk i kurseu as kapiteni i Izraelit, Eran Zahavi, i cili pas ndeshjes tha se më shumë se një fushë futbolli, terreni i ‘Fadil Vokrrit’ dukej si një stallë derrash.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”.
“Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë, pasi situata në grup nuk ka ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim sonte”, ka thënë kapiteni i Izraelit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *